RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bagiş: Turqia e aftë për zgjidhje të problemeve

bagis:-turqia-e-afte-per-zgjidhje-te-problemeve

Turqia ka treguar se mund të flasë me të dyja palët në luftën ruso-ukrainase dhe mund të tregojë aftësinë e tij për të zgjidhur problemet gjatë Samitit të parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë, thonë diplomatët.

Samiti i parë i Komunitetit Politik Evropian është një mundësi për Turqinë që të demonstrojë aftësitë e saj për zgjidhjen e problemeve duke treguar “performancë të jashtëzakonshme” në krahasim me aftësitë e vendeve të tjera, beson Egemen Bagiş, ambasadori i Turqisë në Republikën Çeke.

Sipas ambasadorit, përparësia e Turqisë qëndron në atë sepse është një vend që për shekuj ka qenë “shteti më perëndimor në Lindje dhe vendi më lindor në Perëndim”.

“Ka një luftë ruso-ukrainase në vazhdim që kërcënon gjithë njerëzimin dhe të gjithë janë të shqetësuar, por Turqia është i vetmi vend që mund të vendosë një dialog me të dyja palët”, tha Bagiş.

Pikërisht në kryeqytetin çek, Pragë, po mbahet samiti i parë, ku merr pjesë edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Ai do të zhvillojë takime anësore me liderë të tjerë të pranishëm, përfshirë kryeministrin armen, Nikol Pashinyan.

Ky format, i propozuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, do të bashkojë në një vend 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe 17 vende të tjera nga rajoni më i gjerë.

Midis tyre janë gjashtë vende nga Ballkani Perëndimor, si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, të cilat kanë filluar negociatat për anëtarësim, vendet nga Lindja, si Azerbajxhani, Armenia, Moldavia dhe Gjeorgjia, pastaj vendet evropiane që nuk janë anëtare, si Norvegjia, Zvicra, Islanda dhe Lihtenshtajni dhe Britania e Madhe duke dalë nga bashkimi.

“Ai synon të inkurajojë dialogun politik dhe bashkëpunimin për çështjet me interes të përbashkët dhe të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian”, thuhet në një deklaratë të BE-së.

Kjo platformë e koordinimit politik nuk zëvendëson asnjë organizatë, strukturë apo proces ekzistues dhe nuk synon të krijojë të reja në këtë fazë. /trt

Related posts

Zhvillimet e fundit të sigurisë, temë diskutimi ndërmjet Kurtit dhe komandantit të KFOR-it

rezart morina

Kurti takon një delegacion nga Katari, diskutojnë mbi investimet e mundshme në Kosovë

admin

Kryeministri britanik viziton Kievin

admin