RTV AHIRETI
Lajme

Policia vendos pengesa betoni te ura në Bërnjak, për ta parandaluar kontrabandën

policia-vendos-pengesa-betoni-te-ura-ne-bernjak,-per-ta-parandaluar-kontrabanden

Policia e Kosovës është duke vendosur pengesa betoni tek ura e Bërnjakut në veri, krejt kjo me qëllim të parandalimit të kontrabandës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, kalimi për veturat e vogla është i mundur.

“Policia e Kosovës ka vendos pengesa të pjesërishme tek ura e Bërnjakut. Kjo për qëllim të parandalimit të kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndërsa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, ka thënë Elshani.

The post Policia vendos pengesa betoni te ura në Bërnjak, për ta parandaluar kontrabandën first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

“Rusia në vitin 2027 do të bëhet furnizuesi më i madh i Kinës me gaz natyror”

RTI

​Bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

RTI

Erdogan: Është koha të shohim zbatimin e angazhimeve nga Finlanda dhe Suedia

admin