RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tre persona të arrestuar për shpëlarje parash

tre-persona-te-arrestuar-per-shpelarje-parash

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar tre persona të dyshuar për “shpëlarje parash” në një aksion të zhvilluar në Prishtinë e Gjilan të enjten.

Bastisja sipas komunikatës është kryer me qëllim të gjetjes së dëshmive materiale dhe arrestimit të të dyshuarve të cilët dyshohet që në periudhën kohore 2020/2024 kanë kryer veprat penale ‘mashtrim’, ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë, me të cilat veprime të dyshuarit dyshohet të kenë përfituar mjete materiale në vlera të mëdha të cilat më pas, me qëllim të futjes në sistemin financiar të RKS-së kanë kryer veprime të shumta me të cilat dyshohet të kenë konsumuar veprën penale ‘shpëlarja e parasë’.

“Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë arrestuar tre të dyshuar, ndërsa një i dyshuar tjetër nuk është gjetur në vendbanimin e tij”, thuhet në komunikatë.

Poashtu gjatë aksionit janë sekuestruar, armë, vetura, telefona si dhe është lëshuar është lëshuar urdhër ndalues i përkohshëm për disa banesa, garazha e lokale

Gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

• trefolderë/dosje me dokumentacion të ndryshëm si kontrata, autorizime, certifikata të pronave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara
• një revole e tipit VIZOR 50 cal 7.65, një karikator me 7 fishekë, dy karikatorë të zbrazur të armës AK-47, 58 copë municion të kalibrave të ndryshëm, 09/copë municion 12/A të armës së gjuetisë
• një veturë BMË ngjyrë e zezë me targa vendore, viti prodhimit 2022, pronë e të dyshuarit (V.C.)
• një veturë Volksëagen-VË Tiguan ngjyrë zezë me targa vendore, viti i prodhimit 2017pronë e të dyshuarit (V.C.)
• një telefon HUAËEI
• tre telefon IPHONE
• një laptop

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale është lëshuar urdhër ndalues i përkohshëm për:
• 39 – banesa të ndryshme, shprehur në (m2)3,929.52 m2
• 30 – garazhe
• dy lokale afariste
• 17- parcela tokësore të lokalizuar në lokacione të ndryshme të shprehura në (m2)29,903.00m2
• janë bllokuar 5 – xhirollogari të personave të dyshuar ku janë ngrirë 179,560.25 €.

Tëdyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve të tyre mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të lëndës nga PSRKiu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Të gjitha veprimet hetimore janë kryer nën mbikëqyrje dhe koordinim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të RKS-së.

Related posts

Tensionet me Iz’raelin, vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani

admin

Vdekja e 34-vjeçares në një hotel në Prishtinë – Prokuroria në pritje të raportit të autopsisë

admin

”Human Rights Watch”: Ushtria ruse torturon edhe civilë në Ukrainë

admin