RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kreu i OKB-së zhvillimet në Li’ban i cilësoi si “ferr”

kreu-i-okb-se-zhvillimet-ne-li’ban-i-cilesoi-si-“ferr”

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka theksuar rrezikun e mundshëm që Libani të “kthehet në ferr”, ku qindra njerëz humbën jetën brenda një dite si pasojë e sulmeve izraelite, raporton Anadolu.

Në sesionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të titulluar “Gjendja në Lindjen e Mesme”, Guterres paralajmëroi se përleshjet midis Izraelit dhe Hezbollahut “mund ta shndërrojë Libanin në ferr”.

“Po hapen dyert e ferrit në Liban. Ashtu siç i thamë dje Asamblesë së Përgjithshme, të gjithë duhet të shqetësohemi nga kjo. Libani është në skaj të humnerës”, tha ai.

Duke iu referuar nevojës për të respektuar sovranitetin e Libanit, Guterres tha se ata mbështesin të gjitha përpjekjet për forcimin e Forcave të Armatosura të Libanit.

Shefi i OKB-së informoi se që nga tetori, rreth 200 mijë njerëz në Liban dhe më shumë se 60 mijë njerëz në veri të Izraelit është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve midis Izraelit dhe Hezbollahut.

“Dita e hënë ishte më e përgjakshmja që ka ndodhur brenda një gjenerate në Liban”, tha Guterres, duke shtuar informacionet e Ministrisë libaneze të Shëndetit Publik rreth numrit të viktimave.

Duke u bërë thirrje palëve që menjëherë t’i japin fund armiqësive, sekretari i përgjithshëm i OKB-së tha se “populli libanez, populli izraelit dhe populli i botës nuk mund të lejojnë që Libani të bëhet një Gazë tjetër”.

Related posts

Forcat izraelite kryejnë bastisje të reja në fshatrat siriane të provincës Quneitra

RTI

Arrestohet një adoleshent për planifikimin e sulmit në xhami në Hungari – VIDEO

admin

Mali kërkon përfundimin e misionit të OKB-së

admin