RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shpërthim në veri, dëmtohen disa vetura

shperthim-ne-veri,-demtohen-disa-vetura

Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës, e cila është në qendër të Zveqanit ka ndodhur një shpërthim.

Kështu ka konfirmuar për Tëvë1, zv.drejtori për veriun e Kosovës, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se nga ky shpërthim nuk ka persona të lënduar.

“Nga ky shpërthim nu ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi.
Nuk mund të themi ende se qka e ka shkaktu këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Ndërkohë, televizioni nga burimet mëson se shpërthimi ka ndodhur në pompen e derivateve, e cila është hapur së fundi nga shqiptarët.

Ndërkohë, Policia ka bllokuar rrugen afër vendit të ngjarjes.

Related posts

Policia me aksion në një fshat të Vitisë, konfiskohen mbi 350 kilogramë duhan të kontrabanduar

Muhamet Ramadani

Dyshohet se vrau 21-vjeçaren në Ferizaj, burri paraqitet para gjykatës (VIDEO)

admin

Izrael hesht në lidhje me korridorin humanitar në Gaza

Muhamet Ramadani