RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izrael hesht në lidhje me korridorin humanitar në Gaza

izrael-hesht-ne-lidhje-me-korridorin-humanitar-ne-gaza

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit refuzoi të komentojë njoftimin e Washington-it për mbajtjen e diskutimeve me Tel Avivin dhe Kajron për të krijuar një korridor të sigurt humanitar për civilët në Gaza, raporton Anadolu.

Një zyrtar në ministri, duke kërkuar të mbetet anonim, tha për Anadolu: “Nuk kemi asnjë koment për këtë çështje për momentin”.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë mbrëmë njoftoi se po zhvillohen diskutime me Izraelin dhe Egjiptin në lidhje me krijimin e një korridori të sigurt humanitar për civilët në Gaza.

Izraeli rrethoi Gazën dhe paralajmëroi Egjiptin për pasojat e lejimit të ndihmës humanitare në Gaza.

Nga UNRWA më herët gjatë ditës për Anadolu thanë se Gaza është në prag të një katastrofe të paprecedentë humanitare nëse nuk hapen korridore të sigurta për mbërritjen e ndihmave humanitare, duke përfshirë furnizime mjekësore, ushqime dhe ujë.

OKB tha se numri i personave të zhvendosur në Gaza është rritur në më shumë se mbi 260 mijë, teksa vazhdojnë bombardimet izraelite.

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite kanë nisur një fushatë të fuqishme ushtarake kundër Gazës, në përgjigje ndaj një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

Konflikti filloi të shtunën kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit, një sulm i befasishëm i shumëanshëm duke përfshirë një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit, për të cilin Hamasi tha se ishte në hakmarrje për sulmin ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhuna në rritje e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Në përgjigje të veprimeve të Hamasit, ushtria izraelite nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër objektivave të Hamasit brenda Gazës. Përgjigja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një bllokadë të rreptë që nga viti 2007.

Related posts

Mbi 4 mijë aksidente në tre muajt e fundit, 23 persona humbën jetën

admin

Finlanda vazhdon financimin e Agjencisë se OKB-së për refugjatët palestinezë

admin

Rrahje e të shtëna me armë zjarri shkaku i mosmarrëveshjeve në rrjete sociale, arrestohen 10 persona në Gjakovë

RTI