RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden: Një lu’ftë totale në Lindjen e Mesme duhet të shmanget

biden:-nje-lu’fte-totale-ne-lindjen-e-mesme-duhet-te-shmanget

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se do të bisedojë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, lidhur me situatën e luftës në Lindjen e Mesme. Biden nuk ka dhënë shumë detaje, ndërsa ka theksuar për gazetarët se do të flasë pasi të ketë biseduar me Netanyahun.

Kur u pyet nëse është e mundur të shmanget një luftë e gjithanshme në Lindjen e Mesme, Biden u shpreh se një gjë e tillë duhet shmangur me patjetër dhe nuk duhet lejuar të ndodhë.

“Ne me të vërtetë duhet ta shmangim atë”, ka thënë Biden.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka autorizuar ushtrinë të rrisë praninë e saj në Lindjen e Mesme me aftësi “mbrojtëse” të mbështetjes ajrore dhe të vendosë forcat e tjera në gatishmëri të shtuar, njoftoi sot Pentagoni. /abcnews

Related posts

Izraeli lejon vetëm një të tretën e kamionëve me ndihma në Gaza

RTI

Maqedoni e Veriut, zgjedhjet e përsëritura për kryetarë në 4 komuna do të mbahen më 11 janar

RTI

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë kërkon 1.6 miliardë dollarë financim

admin