RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Escobar: S’ka asnjë rrugë për në Evropë pa njohje të ndërsjellë

escobar:-s’ka-asnje-rruge-per-ne-evrope-pa-njohje-te-ndersjelle

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se nuk ka asnjë rrugë për në Evropë mes Kosovës dhe Serbisë pa pasur njohje të ndërsjellë mes dy vendeve.

Escobar në një intervistë për Radio Evropën e Lirë të shtunënka thënë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta njohin njëra-tjetrën.

“Epo, shikoni, ajo që po i kërkojmë Serbisë është ta normalizojë marrëdhënien e vet me Kosovën. Ata janë të përgatitur për ta bërë këtë. Shikoni, pasojat… fillimisht është se ne nuk ecim përpara në integrimin tuaj atlantik. Pra, për Kosovën, një nga pasojat është se Bashkimi Evropian pret që ajo të tregojë vullnetin e mirë për të qenë në gjendje të ketë një marrëdhënie paqësore me fqinjin e saj më të madh, përpara se të vendosë nëse ajo është e përgatitur për ta marrë kandidaturën në Bashkimin Evropian. Pra, kjo është një pasojë mjaft e madhe. Por, përtej kësaj, ka pasoja në mospasjen marrëdhënie paqësore me fqinjët tuaj. Pra, kjo nuk është një pasojë që ne do ta imponojmë, ky është vetëm një fakt i natyrshëm që Kosovës i duhet një marrëdhënie pozitive, miqësore dhe paqësore me Serbinë”, tha Escobar. “E njëjta gjë për Serbinë. Dua të them se Serbia ka obligime ligjërisht të detyrueshme ndaj Bashkimit Evropian për Kosovën, për krijimin e kushteve paqësore në rajon sipas kërkesave të Kapitullit 35, kështu që kjo do t’i ndihmonte asaj të lëvizë në atë drejtim”.

Escobar ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai ka insistuar se nuk ka gjasa të jetë një Republika Sërpska e dytë.

“Së pari, Asociacioni do të përcaktohet nga kompetencat e tij, do të përcaktohet me statut. Do të funksionojë sipas Kushtetutës së Kosovës, brenda strukturës ligjore të Kosovës. Për më tepër, më e rëndësishmja është se me normalizimin mes dy vendeve, ato po harmonizohen edhe me standardet evropiane. I dërguari i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, u ka dhënë atyre 16 modele të aranzhimeve të ngjashme brenda Bashkimit Evropian që nuk kanë ndikuar në funksionalitetin ose kushtetutshmërinë e atyre vendeve. Pra, ka një rrugë përpara për të krijuar një model për asociacionin që nuk krijon një Republikë Sërpska. Në fakt, është shumë e pagjasë që ajo të shndërrohet ndonjëherë në një Republika Sërpska”, tha Escobar.

Related posts

Kosova përfiton tre grante prej mbi 57 milionë eurosh nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor

admin

KFOR-i: S’ka dëshmi për armët në kisha, për sundim të ligjit përgjegjëse Kosova

rezart morina

Më shumë se 320 mijë refugjatë ukrainas në Çeki

rezart morina