RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Regjimenti i parë i këmbësorisë në FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Platoon”

regjimenti-i-pare-i-kembesorise-ne-fsk-perfundon-ushtrimin-fushor-“iron-platoon”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar ushtrimi fushor “Iron Platoon”.

Ky ushtrim është realizuar në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë dhe planifikimit vjetor.

“Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, dhe planifikimit vjetor, K1B e Regjimenti i parë të Këmbësorisë, ka realizuar ushtrimin fushor “Iron Platoon”. – thuhet në njoftim.

FSK thotë se ky ushtrim kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion real në nivel Togu, Operacione Sulmuese dhe Sulm në Objektivë, ku janë përdoruar sistemet e armatimit të togut të manovrës.

“Në ushtrim janë marrë për bazë mësimet e mësuara nga Operacioni “INTERFLEX”, më specifikisht: luftimet nëpër pozicione luftuese (transhe), reagimi i parë në fushëbetejë, taktikat dhe teknikat individuale të luftimit.” – thuhet më tej.

Related posts

Shqipëria shënon 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO

admin

Makroni e han një flakaresh – VIDEO

admin

Osmani takohet me Blinkenin, e falënderon për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së

admin6