RTV AHIRETI
Lajme

Mbi 60 takime në ShBA të Osmanit: Një javë përplot aktivitete në interes të Kosovës

mbi-60-takime-ne-shba-te-osmanit:-nje-jave-perplot-aktivitete-ne-interes-te-kosoves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë përmes rrjeteve sociale detaje nga vizita e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në një sërë takimesh.

Osmani u takua edhe me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden, gjatë pritjes vjetore të liderëve të organizuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Një javë përplot aktivitete në interes të Republikës së Kosovës në New York, që ndër të tjera, përfshiu: Diskutimin me Presidentin Biden në kuadër të pjesëmarrjes në pritjen vjetore të liderëve nga Shtëpia e Bardhë, për nder të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara; Pjesëmarrjen në Samitin për Ukrainën, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë, ku Kosova u radhit në mesin e fuqive botërore në mbrojtje të vlerave demokratike; Pjesëmarrjen në samitin global për luftën kundër drogave sintetike, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë; Vizitën, takimet dhe diskutimet në akademinë ushtarake West Point.

Pjesëmarrja në drekën e punës organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian në New York, për liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Osmani në Facebook.

The post Mbi 60 takime në ShBA të Osmanit: Një javë përplot aktivitete në interes të Kosovës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Zjarri i madh në Romë, flakët kërcënojnë shumë ndërtesa dhe selinë e RAI-t! Evakuohen banorët dhe punonjësit e televizionit (VIDEO)

admin

Iran – Mbi 500 të vdekur që nga fillimi i trazirave

admin

Autoblindë e helikopterë të KFOR-it monitorojnë situatën në Banjskë

rezart morina