RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kushti i Iz’raelit për ar’mëpushim, “ça’rmatosja dhe tërheqja e He’zbollahut në veri të lumit Litani”

kushti-i-iz’raelit-per-ar’mepushim,-“ca’rmatosja-dhe-terheqja-e-he’zbollahut-ne-veri-te-lumit-litani”

Ministri i Jashtëm izraelit, Yisrael Katz deklaroi se ata nuk do të pranojnë armëpushim në Liban nëse Hezbollahu nuk çarmatoset duke u tërhequr në veri të lumit Litani, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror izraelit KAN, Katz u dërgoi një letër ministrave të Jashtëm të 25 vendeve, përfshirë Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Italinë dhe Kanadanë.

“Izraeli nuk do të pranojë armëpushimin në Liban. E vetmja mënyrë që Izraeli të pranojë armëpushim është të zhvendosë Hezbollahun në veri të lumit Litani dhe ta çarmatosë atë”, tha Katz në letrën e tij.

“Armëpushimi mund të arrihet vetëm përmes zbatimit të plotë të të gjitha rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me Libanin”, theksoi Katz.

“Për sa kohë që kjo nuk ndodh, Izraeli do të vazhdojë praktikat e tij për të garantuar sigurinë e qytetarëve të tij dhe kthimin e banorëve të veriut në territoret e tyre”, shtoi ai.

Katz pretendon se vrasja e Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në një sulm ajror izraelit “është një nga masat më të drejta dhe parandaluese të marra nga Tel Avivi”.

Related posts

Në QKUK mungon ilaçi që ua rregullon frymëmarrjen foshnjave të lindura para kohe

RTI

Vjen reagimi i NATO-s: KFOR-i i gatshëm për të ofruar siguri për Kosovën

admin

Shkon në mbi 300 numri i rasteve të reja me coronavirus në Kosovë

admin