RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

Shkon në mbi 300 numri i rasteve të reja me coronavirus në Kosovë

shkon-ne-mbi-300-numri-i-rasteve-te-reja-me-coronavirus-ne-kosove

341 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar të mërkurën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1.165 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 64 qytetarë.

Numri i rasteve aktive në nivel vendi është 1.521.

Në 24 orët e fundit MSh njofton se janë dhënë 78 doza të vaksinës anti-COVID.

Ndryshe, ministria ka paralajmëruar se do t’i mobilizojë kapacitetet spitalore dhe se do të bëjë gjurmimin dhe testimin e rasteve të reja pozitive me coronavirus, për shkak të rritjes së përqindjes së të infektuarve ditëve të fundit. /

Related posts

Zelenskyy do të takohet me zyrtarë amerikanë dhe evropianë në Berlin për bisedime të paqes

Muhamet Ramadani

“Izraeli duhet të shmangë hapjen e një fronti të ri me Hezbollahun”- Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Një luftë tjetër midis tyre mund të shndërrohet në…

admin

Konfiskohen mbi 100 artikuj të barnave pa banderola në Ferizaj

Muhamet Ramadani