RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Disa lagje të Prishtinës pa ujë për mbi 12 orë, KRU “Prishtina” pa reagim

disa-lagje-te-prishtines-pa-uje-per-mbi-12-ore,-kru-“prishtina”-pa-reagim

Disa lagje të Prishtinës po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm që nga mesdita e së martës (1 tetor).

Qytetarë të shumtë janë ankuar në rrjetin social Facebook për mungesë të ujit, derisa nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” nuk janë përgjigjur në asnjërën prej thirrjeve të KOHËS.

Të paqasshëm kanë qenë edhe në qendrën e thirrjeve dhe në numrin kujdestar.

“Për informimin e juaj, u bënë më shumë se 24 orë që nuk ka ujë në lagjen e Muhaxherëve, ndërsa nuk ka njoftim paraprak për ndërprerje, nuk ka ndonjë lajmërim a sqarim”, “Edhe juve si kompani qytetarët duhet me ju ndëshku me bojkotim-mospagesë”, “Meqë nuk kemi ndonjë formë tjetër të komunikimit me ju, sepse numrin e telefonit nuk po e hapni, atëherë po shprehna lirshëm në komente. Lagjia ‘Veternik’, rr. ‘Behar Begolli’, jemi pa ujë gjithë ditën edhe në këto orë ende nuk ka ujë”, janë disa prej komenteve që janë bërë në postimet e kaluara të KRU “Prishtinës”.

Mungesa të furnizimit me ujë të pijshëm ka pasur edhe gjatë vikendit.

Related posts

“Më 13 korrik do të jetë premiera ime”- Ja mesazhi që 20-vjeçari publikoi në rrjete sociale para se të qëllonte Donald Trump

admin

Osmani takohet me Hovenier, diskutojnë për zhvillimet e fundit dhe për dialogun Kosovë – Serbi

admin

Polonia do të ndërtojë barrierë elektronike në kufirin me Rusinë

admin