RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gashi fillon vizitën në Turqi, pritet në takim nga presidenti Erdoğan

gashi-fillon-viziten-ne-turqi,-pritet-ne-takim-nga-presidenti-erdogan

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në kuadër të vizitës së tij në Turqi është pritur në takim në Ankara nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

Takimi Erdoğan-Gashi, i mbyllur për media, u zhvillua në Kompleksin Presidencial në Ankara, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Numan Kurtulmuş.

Një delegacion parlamentar i Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga kryeparlamentari Gashi, nga sot deri më 5 tetor qëndron për vizitë në Turqi.

Gjatë ditës së nesërme, siç njofton zyra e parlamentit maqedonas, Gashi do të pritet në takim nga homologu i tij turk, Kurtulmuş, pas çka do të kryesojnë një takim midis dy delegacioneve, si dhe më pas do të adresohen në një konferencë të përbashkët për media. Mysafiri gjithashtu do të ketë një fjalë përshëndetëse në seancën plenare të Asamblesë së Përgjithshme të Turqisë.

Gjatë vizitës së tij në Ankara, Gashi do të zhvillojë një takim edhe me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ndërsa më vonë do të udhëtojë në Istanbul, ku do të mbajë një fjalim para studentëve të Universitetit Marmara.

Related posts

Kurti: Fushata e bombardimeve të NATO-s ndaloi gjenocidin dhe spastrimin etnik që po kryente Serbia në Kosovë

Irfan Jahiu

Sulmi me dron të Iranit ndaj Izraelit pikë kthese në konflikt! Thirrja e Antonio Guterres: Aktet e hakmarrjes të ndaluara me ligj! Koha për të qetësuar situatën

admin

Zyrtari i OKB: Edhe sa civilë të tjerë në Gaza do të vriten? Kjo duhet të ndalet

Muhamet Ramadani