RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vendosen tabela informuese në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze në Zveçan

vendosen-tabela-informuese-ne-gjuhen-shqipe,-serbe-dhe-angleze-ne-zvecan

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë të ditur se pas 25-vitesh janë vendosur tabelat informuese në shqipe dhe në gjuhët e tjera në këtë qytet.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se të gjitha këto shenja informuese janë thelbësore për banorët dhe për të gjithë komunitetet që jetojnë në Zveçan.

“Ato gjithashtu do t’u ofrojnë ndihmë vizitorëve nga e gjithë Kosova dhe më gjerë, duke treguar se kjo është një zonë ku diversiteti dhe bashkëjetesa janë vlera të çmuara”.

“Bashkëpunimi ynë për të arritur këtë hap, gjithashtu shpreh angazhimin tonë të vazhdueshëm për promovimin e gjuhëve zyrtare në hapësirat publike”, ka thënë Peci.

Related posts

Çështja e dinarit dhe dialogu Kosovë-Serbi, nis takimi mes Escobarit dhe Kurtit

admin

Australi, protestat prishin ekspozitën e mbrojtjes në mes të lu’ftës në Ga’za

RTI

Partia opozitare në Gjeorgji raporton për sulm në zyrat e saj, publikon foton e xhamit të thyer të godinës

admin