RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden nuk beson se do të ketë lu’ftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme

biden-nuk-beson-se-do-te-kete-lu’fte-gjitheperfshirese-ne-lindjen-e-mesme

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se nuk beson se do të shpërthejë luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme, raporton Anadolu.

Presidenti Biden në Shtëpinë e Bardhë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj Libanit.

I pyetur nëse vallë një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme mund të parandalohet, Biden tha: “Nuk besoj se do të ketë luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme. Mendoj se mund të shmangim këtë”.

Kur u pyet nëse forcat amerikane do të dërgohen për të ndihmuar Izraelin, Biden tha se SHBA-ja tashmë po e ndihmon Izraelin, duke shtuar se “Ne do ta mbrojmë Izraelin”.

Deklaratat e Bidenit erdhën pasi Irani më 1 tetor lëshoi raketa balistike ​​kundër Izraelit.

Related posts

Shqipe Mjekiqi konfirmon largimin nga pozitat udhëheqëse në LDK

rezart morina

Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:43 të mëngjesi

admin

Analistët amerikanë dënojnë sulmin në veri të Kosovës, të ndarë për hapat e mëtejshëm të perëndimit

rezart morina