RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 15 persona të vd’ekur nga përmbytjet në Bosnjë dhe Hercegovinë

te-pakten-15-persona-te-vd’ekur-nga-permbytjet-ne-bosnje-dhe-hercegovine

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve zyrtare nga institucionet kompetente, 14 persona kanë humbur jetën nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në zonën e Jabllanicës, ndërsa një vdekje është konfirmuar në Fojnicë.

Autoritetet fillmisht njoftuan për 14 viktima, por gjatë vëzghimeve të objekteve të dëmtuara në fshatin Dusina të Fojnicës, është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të moshuar. Hetimi për momentin nuk është i mundur për shkak të terrenit të paarritshëm, tha policia.

Ndryshe, përmbytjet e mëdha kanë prekur zonat e qyteteve si Jabllanicë, Kiseljak, Konjic, Fojnica dhe Kreshevë.

Siç njoftohet, si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme është shkaktuar edhe rrëshqitje dheu dhe gurësh në disa zona.

Related posts

Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për afër 400 mijë fëmijë

admin

Ministri i Jashtëm iz’raelit, Katz: Ga’za nuk do të qeveriset nga grupet pa’lestineze

admin6

Shpërthim i fuqishëm në një restorant në Turqi, 7 viktima – VIDEO

admin