RTV AHIRETI
Lajme

Të paktën 15 persona të vdekur nga përmbytjet në Bosnjë dhe Hercegovinë

te-pakten-15-persona-te-vdekur-nga-permbytjet-ne-bosnje-dhe-hercegovine

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve zyrtare nga institucionet kompetente, 14 persona kanë humbur jetën nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në zonën e Jabllanicës, ndërsa një vdekje është konfirmuar në Fojnicë.

Autoritetet fillmisht njoftuan për 14 viktima, por gjatë vëzghimeve të objekteve të dëmtuara në fshatin Dusina të Fojnicës, është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të moshuar. Hetimi për momentin nuk është i mundur për shkak të terrenit të paarritshëm, tha policia.

Ndryshe, përmbytjet e mëdha kanë prekur zonat e qyteteve si Jabllanicë, Kiseljak, Konjic, Fojnica dhe Kreshevë.

Siç njoftohet, si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme është shkaktuar edhe rrëshqitje dheu dhe gurësh në disa zona.

The post Të paktën 15 persona të vdekur nga përmbytjet në Bosnjë dhe Hercegovinë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Dhjetra kolonë fanatikë përdhosin xhaminë al-Aksa mes mbrojtjes së fortë policore – VIDEO

rezart morina

Kurti në veri me Sveçlën, vendosin gurthemelin e stacionit të ri të policisë në Leshak

rezart morina

Lista Serbe: Targat “KM” do të funksionojnë edhe kur t’u skadojë afati

admin