RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lista Serbe: Targat “KM” do të funksionojnë edhe kur t’u skadojë afati

lista-serbe:-targat-“km”-do-te-funksionojne-edhe-kur-t’u-skadoje-afati

Lista Serbe ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket çështjes së targave.

Nga Lista Serbe u tha se mirëpresin marrëveshjen e arritur në Bruksel, duke konfirmuar se targat “KM” mbeten në përdorim dhe se askush nuk do t’i heqë dhe se askush nuk do të shqiptojë targa për qytetarët serbë që posedojnë këto targa.

“Dum të informojmë qytetarët se të gjitha pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të funksionojnë normalisht edhe kur të skadojë regjistrimi i tyre ekzistues do të mund të zgjasin vlefshmërinë e regjistrimit të KM si më parë”, thuhet në reagimin e tyre.

Po ashtu u theksua se të gjithë pronarët e automjeteve me targa “KM” do të mund t’i përdorin këto targa dhe të zgjasin regjistrimin për targat “KM” pa ndërprerje.

“Targat ekzistuese mbeten dhe do të mund të zgjerohen edhe pse të reja nuk do të lëshohen tani për tani. Kujtojmë se qëndrimi ynë ka qenë që të mbajmë targa KM, që të mos ua heqim pronën qytetarëve, të mos ua pamundësojmë lirinë e lëvizjes. Kemi kërkuar që të mbesin targat KM, jo të rritet numri i tyre”, u shtua tutje në reagim.

Related posts

Presidenti i Somalisë: Nuk do ta pranojmë praninë izraelite në asnjë rrethanë

Muhamet Ramadani

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbërrin në Filipine, ja arsyeja e vizitës së tij

admin

Macron shpalli zgjedhje të parakohshme në Francë, reagon udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen: Jemi gati të marrim pushtetin!

admin