RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

New York, mijëra njerëz në protestë kundër gje’noci’dit të Iz’raelit që vazhdon prej 1 viti në Ga’za

new-york,-mijera-njerez-ne-proteste-kunder-gje’noci’dit-te-iz’raelit-qe-vazhdon-prej-1-viti-ne-ga’za

Gjenocidi i Izraelit që vazhdon prej një viti në Gaza është protestuar me një marshim në New York me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve, raporton Anadolu.

Protestuesit u tubuan në sheshin e famshëm Times Square në New York me pankarta me mbishkrime “1 vit rezistencë kundër gjenocidit që po vazhdon prej 1 viti”.

Gjatë protestës, demonstruesit apeluan për ndalimin e gjenocidit në Gaza dhe gjithashtu kërkuan dhënien fund të sulmeve izraleite në Liban.

Me flamuj palestinezë në duar në Times Square ku ndodhen shumë dyqane, ato brohoritnin parulla të tilla si “Bombat po bien në Gaza ndërsa ju jeni duke bërë shitje”, “Liri për Gazën” dhe “Ndaloni gjenocidin në Gaza”.

Mijëra protestues me daulle dhe duke mbajtur pankarta të tilla si “Palestina e lirë” dhe “SHBA mos financo gjenocidin”, lëvizën nga Times Square dhe kaluan në bulevardin e famshëm ‘Fifth Avenue’, si dhe vazhduan protestën në Washington Square Park.

Derisa gjenocidi i Izraelit kundër Gazës përfundoi vitin e parë, protesta u mbajtën edhe në rajone të tjera, duke përfshirë Los Angeles dhe Washingtonin.

Related posts

Japoni, muslimanët përjetuan Ramazanin në iftaret e Xhamisë së Tokios

admin

Lajçaku vjen në Kosovë, pritet të takohet me Bislimin

RTI

Rritet në 30.878 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin