RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen dy persona nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare

arrestohen-dy-persona-nen-dyshimin-per-keqperdorim-te-detyres-zyrtare

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës ka zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike ‘Pallati i Rinisë’ në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.

Ajo ka thënë se deri më tani janë arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave që ndërlidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”. Deri më tani kemi të ndaluar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me Keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera!”- ka thënë Kozmaqi për teve1.info

Related posts

SHBA, fjalimi i presidentit Biden u ndërpre nga protesta pro-Palestinës

admin6

Ish-ministri kroat: Presim që shumë shpejt Kosova të jetë anëtare e NATO-s

admin

Mbi 31 persona të vrarë nga sulmet ruse, Zelensky paralajmëron: Do thërras takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

admin