RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik

osmani-perfaqeson-kosoven-ne-samitin-ukraine-evrope-juglindore-ne-dubrovnik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkovicsot përfaqëson Kosovën në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik.

Sipas njoftimit të presidencës, në këtë samit, Osmani do të pritet nga kryeministri kroat Plenković dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa do t’u bashkohet liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore në seancën plenare.

Tutje, gjatë këtij samiti, pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën.

Ndryshe, përveç pjesëmarrjes në seancën plenare ku presidentja do të mbajë një fjalim, ajo do të zhvillojë takime edhe me homologët e saj.

Related posts

Itali, zjarret pyjore shkaktojnë dëme në Sicili

rezart morina

Shqipëri, incident në një uzinë ushtarake

admin

Në QPS çdo ditë raportohen raste të dhunës në shkolla

admin