RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Itali, zjarret pyjore shkaktojnë dëme në Sicili

itali,-zjarret-pyjore-shkaktojne-deme-ne-sicili

Zjarre të shumta pyjore kanë shpërthyer në të gjithë Sicilinë, ishullin jugor të Italisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe evakuimin e popullsisë, raporton Anadolu.

Zjarret në zonën midis Trapanit dhe Palermos në pjesën perëndimore të Sicilisë vazhduan gjatë gjithë natës. Në qytetin bregdetar Trappeto, flakët përfshinë edhe shtëpitë ndërsa popullsia u evakuua.

Javën e kaluar, Ministria e Shëndetësisë e Italisë shpalli alarmin e kuq për 17 qytete për shkak të valës së të nxehtit.

Italianët janë këshilluar të qëndrojnë brenda në mes të orës 10:00 dhe 18:00 sipas kohës lokale.

Kjo është vala e tretë e madhe e të nxehtit në Itali që nga mesi i korrikut.

Related posts

Kurti tha se Serbisë dhe Rusisë do u shërbente një front i ri në Ballkan, reagon Vuçiç

admin

27 të vdekur nga një shpërthim në një pikë karburanti në Dagestan – VIDEO

Muhamet Ramadani

Kurti lëshon “pe”, Glauk Konjufca mandatohet për kryeministër

RTI