RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti tregon arsyet e vizitës së sotme në Leposaviq

kurti-tregon-arsyet-e-vizites-se-sotme-ne-leposaviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka treguar arsyet e vizitës së tij në komunën e Leposaviqit.

Kurti tha se kjo vizitë kishte të bënte në kuadër të muajit rozë, për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit.

“Sapo erdha nga Leposaviqi ku ishim bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtorin e Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj. Meqenëse në Leposaviq do të qëndroj mamografi për dy ditë për tu mundësuar kontrolle grave dhe vajzave në mënyrë që të bëhet sa më shumë ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit për parandalimin dhe diagnostifikimin e tij. Pas Leposaviqit mamografi do të vazhdoj në Viti”, tha Kurti.

Ai shtoi se me ministrin Vitia kanë shqyrtuar edhe mundësinë e kthimit në maternitet të një objekti.

“Pamë nga afër një objekt një ndërtesë për ta vlerësuar mundësinë e kthimit të saj në maternitet që i plotëson nevojat e grave nga Leposaviqi në mënyrë që të mos kenë nevojë ta kalojnë kufirin dhe të udhëtojnë me dhjetëra kilometra e madje edhe mbi 50 kilometra deri në Novi Pazar, ku pastaj edhe foshnjat po ua regjistrojnë si qytetarë të Serbisë”, tha Kurti.

Related posts

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

rezart morina

Polonia planifikon dërgimin e rreth 10.000 ushtarëve në kufi me Bjellorusinë

admin

Njohu Palestinën si shtet/ Ministri i Jashtëm izraelit: Votuesit spanjoll “dënuan” Sanchezin në zgjedhjet për Parlamentin Evropian

admin