RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

kqz:-partite-kane-te-drejte-t’i-shpenzojne-deri-dy-milione-euro-ne-fushate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është mbledhur për të vendosur rreth kufizimit të shpenzimeve gjatë fushatës së zgjedhjeve të 9 shkurtit si dhe për të shqyrtuar planin e aktiviteteve zgjedhore.

Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 2,047,149 euro, pra jo më pak se një (1) euro për votues të regjistruar.

“Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 2024 për Fushatën e Zgjedhjeve, Monitorimin e Fushatës së Zgjedhjeve si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 2,047,149 votues”, tha Besnik Buzhala, drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar, raporton RTKlive.

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, KQZ mori vendim edhe për themelimin e Komisionit për shqyrtimin e kundërshtimeve administrative të parashtruara kundër njoftimit për regjistrim të votueseve jashtë Kosovës. Sipas Ligjit nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme, çdo aplikues, të cilit i është refuzuar regjistrimi, ka të drejtë në kundërshtim administrativ ndaj njoftimit brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Related posts

Në rajonet e Kharkivit dhe Kievit zbulohen “varre masive më të mëdha të gjetura në vend”

admin

Presidenti Abbas shpreh mirënjohje për Turqinë dhe Arabinë Saudite për mbështetjen ndaj kauzës palestineze

Kushtrim Guraj

Dy të vdekur pas shpërthimit të meningjitit në Britani, autoritetet kontaktojnë mbi 30 mijë persona

admin