RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca: Turqia po bën përparim mbresëlënës në eksportet e produkteve të mbrojtjes

franca:-turqia-po-ben-perparim-mbreselenes-ne-eksportet-e-produkteve-te-mbrojtjes

Franca ka deklaruar se Turqia ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në eksportet e produkteve të mbrojtjes në vitet e fundit, transmeton Anadolu.

Ministria franceze e Mbrojtjes në raportin e saj për eksportin e armëve për vitin 2025 të paraqitur në Parlament, deklaroi se peizazhi konkurrues në tregun e armëve ka ndryshuar ndjeshëm në vitet e fundit.

Në raport theksohet se, përveç eksportuesve kryesorë të armëve si SHBA-ja, Rusia dhe Gjermania, “aktorë të rinj po fitojnë gjithashtu një ndikim më të madh në tregun e armëve”, siç janë Kina, Koreja e Jugut dhe Turqia, të cilat po zhvillojnë vazhdimisht produktet e tyre të mbrojtjes.

Raporti vë në dukje se Turqia “ka bërë një nga përparimet më mbresëlënëse midis dhjetë eksportuesve kryesorë globalë në dekadën e fundit” dhe se Ankaraja “vazhdon të bëjë investime të konsiderueshme në zhvillimin e industrisë së saj të armëve”.

“Industria turke e armëve vendosi një rekord të ri në vitin 2024, duke arritur një rritje prej 80 për qind të eksporteve krahasuar me vitin 2023, veçanërisht me kontratat e shumta të nënshkruara për mjete ajrore pa pilot (dronë)”, thuhet në raport.

Related posts

Analiza: Si do të ndikojë në industrinë e teknologjisë, Inteligjenca Artificiale

admin

Tre serbë të arrestuar në tri ditët e fundit për sulmet brutale ndaj gazetarëve në veri

admin

Marrëveshja me Bahamas u nënshkrua sot në Washington

RTI