RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Diskutohet në Stamboll krijimi i forcës ndërkombëtare të paqes për Gazën

diskutohet-ne-stamboll-krijimi-i-forces-nderkombetare-te-paqes-per-gazen

Ministrat e jashtëm të shtatë vendeve arabe dhe me shumicë myslimane janë mbledhur në Stamboll për të diskutuar mundësinë e krijimit të një force ndërkombëtare stabilizuese në Rripin e Gazës, si dhe për zbatimin e armëpushimit në territor.

Pas takimit, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan deklaroi se bisedimet për këtë nismë janë ende në zhvillim. Ideja e forcës ndërkombëtare është pjesë e planit 20-pikësh të paqes për Gazën, të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Struktura e kësaj force dhe përgjegjësitë e saj nuk janë përcaktuar ende. Vendet pjesëmarrëse kanë kërkuar që mandati i saj të miratohet përmes një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të jetë i qartë përpara se të angazhohen.

Në fund të shtatorit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e përshkroi takimin e mëparshëm me Trump mbi këtë çështje si “të frytshëm”, duke lënë të kuptohet se bisedimet po ecin drejt një konsensusi të mundshëm për krijimin e forcës paqeruajtëse në Gaza. /mesazhi

Related posts

5 vjet nga sulmi me armë kimike në lagjen Duma të Damaskut

Muhamet Ramadani

Ministri i Jashtëm i Iranit do të vizitojë Riadin pas vizitës së homologut saudit në Teheran

admin

Gjendja momentale në pikat kufitare

admin