RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Diskutohet në Stamboll krijimi i forcës ndërkombëtare të paqes për Gazën

diskutohet-ne-stamboll-krijimi-i-forces-nderkombetare-te-paqes-per-gazen

Ministrat e jashtëm të shtatë vendeve arabe dhe me shumicë myslimane janë mbledhur në Stamboll për të diskutuar mundësinë e krijimit të një force ndërkombëtare stabilizuese në Rripin e Gazës, si dhe për zbatimin e armëpushimit në territor.

Pas takimit, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan deklaroi se bisedimet për këtë nismë janë ende në zhvillim. Ideja e forcës ndërkombëtare është pjesë e planit 20-pikësh të paqes për Gazën, të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Struktura e kësaj force dhe përgjegjësitë e saj nuk janë përcaktuar ende. Vendet pjesëmarrëse kanë kërkuar që mandati i saj të miratohet përmes një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të jetë i qartë përpara se të angazhohen.

Në fund të shtatorit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e përshkroi takimin e mëparshëm me Trump mbi këtë çështje si “të frytshëm”, duke lënë të kuptohet se bisedimet po ecin drejt një konsensusi të mundshëm për krijimin e forcës paqeruajtëse në Gaza. /mesazhi

Related posts

“Kriza më e madhe e gjithë kohërave”- Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë: Edhe nëse lufta mbaron tani, do të duhen 6 muaj për të rikthyer rrjedhat e naftës dhe gazit!

admin

Ç’thotë tani s’e thotë pastaj: Trump shastis sërish botën me më të fundit qëndrime ndaj Iranit

Hevzi

Parlamenti Evropian debaton ndërlikimet ligjore dhe politike të gjenocidit të Izraelit në Gaza

Muhamet Ramadani