RTV AHIRETI
Lajme

Dogana ndalon kontrabandimin e 100 paketave botox dhe filler në vlerë afër 10 mijë euro

dogana-ndalon-kontrabandimin-e-100-paketave-botox-dhe-filler-ne-vlere-afer-10-mije-euro

Dogana e Kosovës ka ndaluar një automjet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj që po transportonte 100 paketa të produkteve botox dhe filler, pa origjinë dhe dokumentacion të duhur, me vlerë prej rreth 9,479 eurosh.

Hetimet e para tregojnë se produktet u futën në Kosovë përmes rrugëve ilegale, duke shmangur kontrollin doganor dhe duke mos respektuar kushtet e ruajtjes që kërkohen për këto lloje mallrash.

Sipas Doganës, përdorimi i këtyre produkteve pa certifikim dhe në kushte të papërshtatshme paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve.

Njësitë operative po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit.

The post Dogana ndalon kontrabandimin e 100 paketave botox dhe filler në vlerë afër 10 mijë euro first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ministri i Jashtëm turk takohet me ambasadorin e SHBA-së

Hevzi

Bankat qendrore rivale të Libisë ribashkohen pas 1 dekadë luftë civile

Muhamet Ramadani

Kurti thotë se shumë qytetarë serbë në Kamenicë po i përgjigjen pozitivisht regjistrimit

Muhamet Ramadani