RTV AHIRETI
Lajme

Kos: Do do t’i heqim masat sa më shpejt të jetë e mundur, pasi zgjedhjet lokale shkuan mirë

kos:-do-do-t’i-heqim-masat-sa-me-shpejt-te-jete-e-mundur,-pasi-zgjedhjet-lokale-shkuan-mire

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se masat ndëshkuese ndaj Kosovës do të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur.

“Do t’i heqim masat sa më shpejtë që të jetë e mundur, në veçanti tani pasi që zgjedhjet lokale shkuan mirë”, ka deklaruar ajo.

Që nga qershori i vitit 2023, Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës, duke akuzuar Qeverinë për rolin e saj në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit.

Pas gati dy vitesh, këto masa po largohen gradualisht, kurse dëmi ekonomik deri tani llogaritet në qindra miliona euro.

Liderët politikë të Kosovës kanë kërkuar vazhdimisht heqjen e tyre, duke i konsideruar të padrejta.

The post Kos: Do do t’i heqim masat sa më shpejt të jetë e mundur, pasi zgjedhjet lokale shkuan mirë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Gjermani, emigrantët do munden të marrin nënshtetësinë pas pesë vitesh qëndrim

Muhamet Ramadani

Diplomati bullgar pritet të drejtojë “Bordin e Paqes” për Gazën

RTI

Historiani francez: Izraeli shkatërroi kulturën 4000-vjeçare në Gaza

admin