RTV AHIRETI
Lajme

Pas nominimit të Konjufcës, Albin Kurti do të jetë ministër i Jashtëm në qeverinë e ardhshme

pas-nominimit-te-konjufces,-albin-kurti-do-te-jete-minister-i-jashtem-ne-qeverine-e-ardhshme

Pas nominimit të Glauk Konjufcës për mandatar të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, ish-kryeministri Albin Kurti pritet të marrë pozitën e Ministrit të Jashtëm në rast se qeveria e re formohet.

Kështu ka bërë të ditur vetë Kurti gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

“Kabineti do të vazhdojë me të njëjtin përbërje që unë kam propozuar, ndërsa unë vetë marr vendin e Glaukut dhe Glauk Konjufca merr vendin tim”, tha Kurti.

Ky vendim vjen pas vendimit të LVV-së për të propozuar Konjufcën si kryeministër, duke synuar stabilitet dhe evitimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Në deklarimin e tij Konjufca ka theksuar se prioriteti i qeverisë së re do të jetë stabiliteti politik, zbatimi i buxhetit dhe shërbimi ndaj interesit publik.

The post Pas nominimit të Konjufcës, Albin Kurti do të jetë ministër i Jashtëm në qeverinë e ardhshme first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

‘Stuhi’ raketash nga Koreja e Veriut pas vizitës së Kamala Harris në Korenë e Jugut

admin

Kryeministri i Irakut takohet me presidentin sirian, Bashar al-Assad – VIDEO

Muhamet Ramadani

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i përgjigjen akuzave ruse: Asgjë e vërtetë

admin