RTV AHIRETI
Lajme

LDK: Asnjë parti nuk ka shumicën për të formuar qeverinë, zgjedhjet e reja janë domosdoshmëri

ldk:-asnje-parti-nuk-ka-shumicen-per-te-formuar-qeverine,-zgjedhjet-e-reja-jane-domosdoshmeri

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se është bërë qartazi e dukshme për opinionin publik dhe për të gjitha subjektet parlamentare se asnjë parti politike nuk e zotëron shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar qeverinë e re.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes zyrtare të LDK-së thuhet se në këtë rrethanë, shtyrjet procedurale dhe interpretimet e stisura vetëm sa thellojnë pasigurinë politike dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në institucionet e Republikës.

“LDK-ja apelon për veprim të shpejtë, të përgjegjshëm dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe afatet ligjore. Dalja nga bllokada institucionale nuk mund të kërkohet përmes veprimeve jo-kushtetuese e marrëveshjeve të paqarta, por përmes kthimit te sovrani, te qytetari. Zgjedhjet e reja tashmë janë domosdoshmëri”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim LDK-ja konfirmon përkushtimin e saj të palëkundur ndaj rendit kushtetues, integritetit të procesit demokratik dhe rrugës euro-atlantike të Kosovës.

“Ne do të paraqesim para qytetarëve një program të qartë qeverisës, me zgjidhje të përgjegjshme për ekonominë, sundimin e ligjit dhe mirëqenien sociale. Vendit i duhet legjitimitet i ri dhe institucione që burojnë nga vullneti i lirë i qytetarëve e jo zvarritje, jo pazare dhe as improvizime. LDK-ja bën thirrje të veprohet me pjekuri, të shmanget retorika përçarëse dhe të kontribuohet në një proces të qetë e dinjitoz. Mandati për qeverisje u takon qytetarëve; le ta thonë fjalën e tyre në zgjedhje të lira dhe të drejta”.

The post LDK: Asnjë parti nuk ka shumicën për të formuar qeverinë, zgjedhjet e reja janë domosdoshmëri first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Merr fund pushteti 16-vjeçar i Orbanit, Magyar fiton zgjedhjet në Hungari

RTI

Vuçiqi: S’heqim dorë nga targat KM, ato janë dëshmi e pranisë së Serbisë në Kosovë

admin

Këto janë zhvillimet më të fundit të mëngjesit të sotëm në Palestinë

Muhamet Ramadani