RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndërpritet trafiku ajror në Aeroportin e Brukselit pas vëzhgimit të një droni

nderpritet-trafiku-ajror-ne-aeroportin-e-brukselit-pas-vezhgimit-te-nje-droni

Trafiku ajror në Aeroportin e Brukselit është ndërprerë në mbrëmje si një masë paraprake e sigurisë pas vëzhgimit të një droni, transmeton Anadolu.

Sipas mediave lokale, zëdhënësi i kontrollit të trafikut ajror, Kurt Verwilligen, tha se pak para orës 20:00 me kohën lokale pati një raport për një dron mbi territorin e aeroportit.

Menaxhmenti i aeroportit akoma nuk ka dhënë ndonjë informacion të mëtejshëm në lidhje me situatën.

Ndërkohë, qytetarët raportuan gjashtë dronë pranë bazës ajrore ushtarake Kleine-Brogel, ndërsa policia arriti të bëjë dy konfirmime vizuale të dronëve.

Belgjika kaloi nëpër vëzhgime të ngjashme të dronëve edhe të premten, të shtunën dhe të dielën.

Related posts

Biden: marrja e Khersonit një fitore domethënëse për Ukrainën

admin

A do ta ndryshojë Erdogan agjendën për të ndjekur ndeshjen Kosovë-Turqi në Prishtinë?

RTI

Kurti pasi Tajlanda hoqi vizat: Pasaporta e Kosovës po fuqizohet

admin