RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

AAK i bënë thirrje sërish PDK e LDK ta përkrahin mocionin

aak-i-bene-thirrje-serish-pdk-e-ldk-ta-perkrahin-mocionin

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që mocioni i tyre për mosbesim ndaj Qeverisë të përkrahet nga opozita.

Sipas tij, seancat e shtatorit duhet ta kenë synim rrëzimin e Qeverisë. Ai konfirmoi se rrëzimi i Qeverisë nuk do të bëhet me vota të Listës Serbe.

“Kjo periudhë nuk duhet përsëritur, kjo qeveri këtë vit po karakterizohet si qeverisja më e dobët. Si GP ne nuk do të bëjmë asnjë kuorum dhe nuk do të votojmë asnjë projektligj”, raporton EO.

“Kjo Qeveri nuk e meriton asnjë mbështetje, tek marrëveshjet ndërkombëtare i kemi votuar. Ne si opozitë duhet ta shtyjmë mocionin përpara dhe ka një dakordim për këtë çështje dhe në shtator duhet ta kemi në rend dite mocionin e mosbesimit”, tha Tahiri.

Related posts

UEFA kundër FIFA-s: kush do ta fitojë përballjen?

Kushtrim Guraj

Zv. kryeministri, Besnik Bislimi: Serbia të mbajë përgjegjësi për gjenocidin në Kosovë

admin

Kurti në SHBA: Mos dyshoni në NATO, aleanca e shpëtoi popullin tim

admin