RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mamdani i drejtohet Trumpit: “Ngri volumin dhe dëgjo mirë!”

mamdani-i-drejtohet-trumpit:-“ngri-volumin-dhe-degjo-mire!”

Demokrati Zohran Mamdani iu drejtua drejtpërdrejt Donald Trumpit, një bashkëqytetari nga Nju Jorku, duke thënë se është pikërisht ky qytet që do t’i tregojë vendit si ta mposhtë atë.

“Donald Trump, meqë e di që po më ndjek, kam katër fjalë për ty: “Ngri volumin dhe dëgjo mirë!”,” tha Mamdani.

Ai gjithashtu i tha republikanit: “Për të arritur te ndonjërin prej nesh, do të duhet të kalosh përmes të gjithëve ne.”

Mamdani shtoi: “Ne do t’i mbajmë përgjegjës pronarët e këqij, sepse Donald Trumpët e këtij qyteti janë bërë shumë rehat duke përfituar nga qiramarrësit e tyre. Ne do t’i japim fund kulturës së korrupsionit që u ka lejuar miliarderëve si Trump të shmangin taksat dhe të përfitojnë nga lehtësitë fiskale. Ne do të qëndrojmë në krah të sindikatave dhe do të zgjerojmë të drejtat e punëtorëve, sepse e dimë – ashtu siç e di edhe Trump – se kur punëtorët kanë të drejta të forta, shefat që përpiqen t’i shfrytëzojnë ata bëhen shumë të vegjël.” /mesazhi

Related posts

Izraeli hedh poshtë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Muhamet Ramadani

92 gazetarë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori

Muhamet Ramadani

Mashtrim me subvencione dhe shpërdorim detyre, Specialja ngre akuza ndaj 18 personave në Kosovë

admin