RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes 28-vjeçari pas vetaksidentit në aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë

vdes-28-vjecari-pas-vetaksidentit-ne-aksin-rrugor-gjilan-dheu-i-bardhe

Një 28-vjeçar ka vdekur të mërkurën si pasojë i një vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë.

Lajmin e konfirmoi Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, teksa bëri të ditur se me rrethanat e rastit janë duke u marrë hetuesit policor të aksidenteve të trafikut.

“Me datën 25.01.2024 rreth orës 00:50 Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan ka pranuar informacion se ka ndodhur një vetë aksident trafiku në fshatin Miresh i vogël aksin rrugor Gjilan-Dheu i bardhë. Hetues policor nga njësiti i trafikut rajonal së bashku me ekipin e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij vetë aksidenti drejtuesi i automjetit me traga vendore i vitit të lindjes 1996 (mashkull kosovar shqiptar) nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa pasagjeri i këtij automjeti është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor. Rrethanat e rastit janë duke u hetuar nga hetues policor të aksidenteve të Trafikut rajonal në Gjilan”, thuhet në përgjigjen e Hashanit.

Njëherit, ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Related posts

Rritet në 69.546 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

RTI

Myftiu Tërnava mbikëqyri punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

admin

Izraeli vijon bastisjet në Bregun Perëndimor, OKB bën thirrje për de-përshkallëzim: Po nxisni një situatë alarmante

admin