RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Mamdani duhet të tregojë respekt ndaj Uashingtonit për të pasur sukses

trump:-mamdani-duhet-te-tregoje-respekt-ndaj-uashingtonit-per-te-pasur-sukses

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kryetari i sapozgjedhur i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, duhet të tregojë respekt ndaj Uashingtonit nëse dëshiron që qyteti të ketë sukses.

“Ai duhet të jetë paksa i respektueshëm ndaj Uashingtonit, përndryshe nuk ka shans të ketë sukses,” tha Trump, duke shtuar se dëshiron që Nju Jorku “të ecë përpara” dhe se administrata e tij “do ta ndihmojë paksa”.

Deklaratat e Trump-it vijnë pasi Mamdani, politikani me origjinë nga Uganda dhe i besimit mysliman, u bë kryetari i parë mysliman dhe i pari nga komuniteti i Azisë Jugore në historinë e Nju Jorkut. /mesazhi

Related posts

Irani goditet nga një tërmet 5,4 ballë

admin

Presidenti turk dhe kryeministri pakistanez diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale

Irfan Jahiu

Pediatri gjerman akuzohet për abuzim seksual me fëmijë

Kushtrim Guraj