RTV AHIRETI
Lajme

Kurti: Ka filluar procesimi i pagesave për studentët

kurti:-ka-filluar-procesimi-i-pagesave-per-studentet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se ka nisur procesimi i pagesave për studentët që përfitojnë nga mbështetja e njëhershme prej 100 eurosh, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

“Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij, në këtë grup janë përfshirë gjithsej 49,623 studentë nga të gjitha drejtimet dhe institucionet arsimore, publike e private.

Ai ka shtuar se pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohet dhe procesohet në ditët në vijim, si pjesë e grupit të dytë.

“Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit,” ka theksuar Kurti.

The post Kurti: Ka filluar procesimi i pagesave për studentët first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Bujanoc për shkak të zjarreve

RTI

FOTO/ Komentet për njëri-tjetrin nxitën thashetheme, Elon Musk mohon romancën me Giorgia Melonin: Nuk ka asgjë mes meje dhe kryeministres italiane

admin

Podolyak falenderon Maqedoninë e Veriut për ndihmën me tanke dhe avionë

admin