RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Podolyak falenderon Maqedoninë e Veriut për ndihmën me tanke dhe avionë

podolyak-falenderon-maqedonine-e-veriut-per-ndihmen-me-tanke-dhe-avione

Ukraina pranon si donacion tanket T-72 dhe avionë “SU-25″

Mykhailo Podolyak, këshilltari kryesor i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e ka falenderuar publikisht Maqedoninë e Veriut, për ndihmën me tanke dhe dhe avionë ushtarak. Nëpërmjet një twett-i, në gjuhën maqedonase ai tha, se një mik njihet në vështirësi.

” Nuk ka rëndësi sa i madh është vendi juaj apo sa GDP keni, ajo që ka rëndësi është zemra juaj. Shumë kombe sot tregojnë më shumë guxim se gjysma e G20-ës. Si Maqedonia e Veriut, duke mbështetur Ukraina në formën e tankeve dhe avionëve. Nuk do ta harrojmë kurrë”, shkruan Podolyak në Twitter.

Maqedonia e Veriut, ditë më parë drejt Ukrainës, si donacion dërgoi disa tanke T-72. Ndërkohë, nga ministria e Mbrojtjes, ende nuk e kanë konfirmuar informacion se janë dërguar edhe katër avionët “SU-25” /trt

Related posts

Arrestohet kryebashkiaku në Bullgari, abuzoi me fondet e BE

admin

“Nuk ka mbetur gjë tjetër veç edhe të na vrasin”, flet babai i të riut serb nga Shtërpca i cili e akuzon Dalibor Jevtiqin për presione politike

admin

Qindra mijëra protestues demonstrojnë kundër të djathtës ekstreme (AfD)

admin6