RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy miraton sanksione të reja të harmonizuara me paketën e 19 të BE-së

zelenskyy-miraton-sanksione-te-reja-te-harmonizuara-me-paketen-e-19-te-be-se

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka bërë të ditur vendime të reja për sanksione, të cilat siç tha ai, synojnë izolimin e mëtejshëm të ekonomisë së luftës së Rusisë dhe përafrimin e masave me paketën e 19-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE), transmeton Anadolu.

Zelenskyy tha se sanksionet, tani në fuqi në Ukrainë, synojnë eksportet e burimeve ruse dhe rrjetet e furnizimit për komponentë elektronik, duke vlerësuar ndikimin e tyre ekonomik në “dhjetëra miliarda euro në vit”.

Sipas tij, Ukraina ka vendosur kufizime për subjektet ruse të përfshira në nxjerrjen e burimeve të Arktikut, duke e përshkruar atë si një burim kyç financimi për përpjekjet e luftës së Moskës.

“Ne tashmë e dimë se partnerët tanë do të ndjekin shembullin, përfshirë propozimet tona në paketat e tyre të sanksioneve”, tha ai.

Presidenti ukrainas shtoi se do të merren masa të mëtejshme kundër individëve dhe subjekteve të lidhura me propagandën ruse, prodhimin ushtarak dhe aktivitetet kolaboracioniste.

Sipas tij, këto hapa do të shërbejnë si “përgjigje e prekshme” mbi sanksionet e fundit të Rusisë ndaj zyrtarëve ukrainas, përfshirë kryeministrin.

Rusia ende nuk ka komentuar mbi masat e reja të njoftuara nga Zelenskyy.

Related posts

Agjencia e Navigacionit Ajror realizoi afër 26 mijë fluturime në Aeroportin “Adem Jashari”

admin

Presidenti turk shënon 104-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit të Azerbajxhanit

admin

Armenia: Paqja me Azerbajxhanin do të kontribuojë në zhvillimin e rajonit

RTI