RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja dënon “mizoritë” në El-Fasher të Sudanit, bën thirrje për respektimin e ligjit humanitar

be-ja-denon-“mizorite”-ne-el-fasher-te-sudanit,-ben-thirrje-per-respektimin-e-ligjit-humanitar

Komisioni Evropian dënoi ashpër “mizoritë” e kryera në qytetin El-Fasher të Sudanit nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të drejtat e njeriut, raporton Anadolu.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Anouar El-Anouni, tha gjatë një konference në mesditë se blloku ka marrë në shqyrtim deklaratën e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), e cila paralajmëroi se sulmet në El-Fasher mund të përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“BE-ja dënon fuqishëm këto mizori dhe çdo sulm që synon civilët apo infrastrukturën civile. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtave të njeriut, përfshirë lejimin e qasjes së pakufizuar humanitare”, tha ai.

Duke riafirmuar mbështetjen e bllokut për mekanizmat e drejtësisë ndërkombëtare, El-Anouni theksoi se BE-ja “mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe parimet e përcaktuara në statutin e saj”, duke nënvizuar respektin për pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatës.

Zyra e prokurorit të GJNP-së tha më 3 nëntor se ishte “thellësisht e alarmuar” nga raportimet për vrasje masive, përdhunime dhe abuzime të tjera të kryera gjatë operacioneve të RSF-së në El-Fasher, qytet që grupi e mori nën kontroll më 26 tetor.

Që nga 15 prilli 2023, ushtria sudaneze dhe RSF-ja janë përfshirë në një luftë që përpjekjet rajonale dhe ndërkombëtare nuk kanë arritur ta ndalin. Konflikti ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka zhvendosur miliona njerëz.

Related posts

Izraeli godet zonën ku ndodhej ushtria libaneze

admin

Teoricieni konspirativ urdhërohet të paguajë 1 miliard dollarë, masakrën në SHBA e quajti trillim

admin

Trump fton Netanyahun të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

RTI