RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kazakistani dhe SHBA-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mineralet kritike

kazakistani-dhe-shba-ja-nenshkruajne-memorandum-bashkepunimi-per-mineralet-kritike

Kazakistani dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e mineraleve kritike, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të shërbimit për shtyp të Presidencës së Kazakistanit, Akorda, thuhet se memorandumi u nënshkrua nga ministri i Industrisë dhe Ndërtimit, Yersain Nagaspayev, dhe sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnik.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të presidentit Kassym-Jomart Tokayev, i cili mbërriti në SHBA të mërkurën.

Tokayev pritet të marrë pjesë në samitin e dhjetë diplomatik C5+1, që përfshin SHBA-në dhe pesë shtetet e Azisë Qendrore, i cili do të mbahet më vonë gjatë ditës në Washington nën mikpritjen e presidentit amerikan Donald Trump.

Nënshkrimi ndodhi pas një takimi mes Tokayevit dhe përfaqësuesve të administratës amerikane, përfshirë sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe të dërguarin e posaçëm për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore, Sergio Gor.

Në një deklaratë tjetër, u tha se Tokayev theksoi “mundësitë e shkëlqyera” që ekzistojnë ndërmjet Kazakistanit dhe SHBA-së për të forcuar më tej partneritetin strategjik përmes bashkëpunimit ekonomik.

“Sipas presidentit Tokayev, vendi ynë ruan marrëdhënie aktive politike me Shtetet e Bashkuara në nivele të ndryshme dhe është i gatshëm të angazhohet në dialog konstruktiv për të thelluar bashkëpunimin shumëdimensional”, thuhet më tej në deklaratë.

Related posts

Burgim i përjetshëm për adoleshentin që kreu masakër në një shkollë në Malmo

admin

Kosovë/ Spiropali në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe kullën e familjes Jashari: Dëshmia se liria e Kosovës ka pasur çmim, jetën!

admin

“Diaspora nuk është justifikimi i opozitës për humbjen”/ Çejku: Zgjedhjet në Kosovë, paradhomë për stabilitet politik! Arsyet pse Kurti fitoi…

admin