RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite kryen sulme të reja ajrore në Gaza, vazhdon me shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit

ushtria-izraelite-kryen-sulme-te-reja-ajrore-ne-gaza,-vazhdon-me-shkeljen-e-marreveshjes-se-armepushimit

Ushtria izraelite ka ndërmarrë një sulm të ri ajror në pjesën jugore të Rripit të Gazës, duke shënuar një shkelje tjetër të marrëveshjes së brishtë me Hamasin, raporton Anadolu.

Hamasi e akuzon Izraelin si plotësisht përgjegjës për përshkallëzimin në Gaza dhe u bëri thirrje ndërmjetësve dhe garantuesve të marrin përsipër përgjegjësinë e tyre dhe të ushtrojnë presion të menjëhershëm mbi Izraelin për të ndaluar “masakrat” e tij kundër palestinezëve.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli në sulmet vdekjeprurëse në Gaza ka vrarë të paktën 69 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur mbi 170 mijë të tjerë.

Lufta shkatërruese u ndal në bazë të një marrëveshjeje armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor sipas planit 20-pikësh të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Related posts

Autoritetet zvicerane: Identifikimi i trupave mund të zgjasë disa ditë pas zjarrit në Crans-Montana

RTI

Kurti: Kosova s’pranon dialog pa marrëveshje finale me njohje, këtë ia bëra të qartë edhe Borrellit dhe Vuçiqit

Muhamet Ramadani

Përfaqësuesit e subjekteve politike nga komuniteti serb të gatshëm për të marrë mandatet

admin