RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina vë në shërbim aeroplanmbajtësen e saj të parë me katapultë elektromagnetike në marinë

kina-ve-ne-sherbim-aeroplanmbajtesen-e-saj-te-pare-me-katapulte-elektromagnetike-ne-marine

Kina ka futur në shërbim aeroplanmbajtësen e saj të parë të pajisur me katapultë elektromagnetike në provincën jugore Hainan, transmeton Anadolu.

Presidenti kinez, Xi Jinping mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit.

Sipas mediave vendase, aeroplanmbajtësja e parë kineze me katapultë elektromagnetike “Fujian” është e aftë të mbështesë ngritjen dhe uljen e avionëve luftarakë të rëndë J-15T, avionëve J-35 me teknologji të fshehtë dhe avionëve të paralajmërimit të hershëm KJ-600.

Siç raporton “South China Morning Post”, katapultat u mundësojnë avionëve të nisen më shpesh dhe me shpejtësi më të lartë nga distanca më të shkurtra, duke mbajtur ngarkesa më të rënda, ndryshe nga kuvertat tradicionale të tipit “ski-jump”.

Me “Fujian”-in, Kina bëhet vendi i dytë në botë që operon një aeroplanmbajtëse me teknologji elektromagnetike, pas SHBA-së.

“Fujian”, e paraqitur për herë të parë në qershor të vitit 2022, është anija më e madhe ndonjëherë e flotës kineze dhe aeroplanmbajtësja e tretë e vendit, pas “Liaoning” dhe “Shandong”.

Provat e para detare të anijes filluan në maj të vitit 2024.

Related posts

Hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë, Sveçla: U larguan bllokadat e krijuara nga ekstremistët e maskuar

admin

Kryeministri i Gjeorgjisë kërkon të rishikohen marrëdhëniet me SHBA-në! Ja arsyeja

admin

Ga’za, një foshnje pa’lestineze shpëtohet nga rrënojat pas su’lmit ajror iz’raelit

Muhamet Ramadani