RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdogan dhe kryeministri libanez diskutojnë lidhjet dypalëshe dhe çështjet rajonale

presidenti-erdogan-dhe-kryeministri-libanez-diskutojne-lidhjet-dypaleshe-dhe-ceshtjet-rajonale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh, kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe midis dy kombeve, si dhe çështjet rajonale, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimit e Turqisë njoftoi se presidenti Erdogan në bisedën telefonike i tha kryeministrit Dbeibeh se Ankaraja po “ndjek nga afër” zhvillimet në Libi dhe “do të vazhdojë ta bëjë pjesën e saj për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin”.

Presidenti turk gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha të ndryshme, veçanërisht në fushën e energjisë.

Ai tha se të dy vendet do të vazhdojnë përpjekjet e tyre të përbashkëta për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre në Mesdheun Lindor.

Related posts

Lituania shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të incidenteve me balonat nga Bjellorusia

Muhamet Ramadani

Krimi në një dasmë, kush është polici që ekzekutoi me armë xhaxhain e bashkëshortit të Vjosa Osmanit

admin

Një tjetër shtet do të furnizojë Ukrainën me 3 mijë dronë luftues! Ja kur do bëhet dërgesa e parë

admin