RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdogan dhe kryeministri libanez diskutojnë lidhjet dypalëshe dhe çështjet rajonale

presidenti-erdogan-dhe-kryeministri-libanez-diskutojne-lidhjet-dypaleshe-dhe-ceshtjet-rajonale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh, kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe midis dy kombeve, si dhe çështjet rajonale, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimit e Turqisë njoftoi se presidenti Erdogan në bisedën telefonike i tha kryeministrit Dbeibeh se Ankaraja po “ndjek nga afër” zhvillimet në Libi dhe “do të vazhdojë ta bëjë pjesën e saj për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin”.

Presidenti turk gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha të ndryshme, veçanërisht në fushën e energjisë.

Ai tha se të dy vendet do të vazhdojnë përpjekjet e tyre të përbashkëta për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre në Mesdheun Lindor.

Related posts

Turqia përgatit sistemin Patriot për mbrojtjen e hapësirës ajrore mes tensioneve nga lufta me Iranin

Muhamet Ramadani

Presidenti turk dhe kryeministri britanik diskutojnë çështjet rajonale dhe globale në takimin e parë ballë për ballë

Irfan Jahiu

Kalimi në SHBA, ndalen trenat në qytetin kufitar të Meksikës shkaku i emigrantëve

Muhamet Ramadani