RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rekord viktimash palestineze në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori 2023

rekord-viktimash-palestineze-ne-bregun-perendimor-qe-nga-7-tetori-2023

Një raport i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut në territoret palestineze nën pushtim thotë se të paktën 1,001 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite dhe kolonët që nga 7 tetori 2023 – shifra më e lartë në dy dekadat e fundit.

Sipas raportit, një në pesë viktima ishte fëmijë, ndërsa 55 për qind e të vrarëve me armë zjarri janë qëlluar në kokë ose në pjesën e sipërme të trupit. Në mbi 200 raste, forcat izraelite kanë penguar ose vonuar ekipet mjekësore që t’u shkonin në ndihmë të plagosurve.

Ushtria izraelite ka kryer 108 sulme ajrore në Bregun Perëndimor, kryesisht në kampet e refugjatëve në Jenin, Tulkarem, Tubas dhe Nablus, duke shkaktuar 445 viktima dhe zhvendosjen e rreth 40,000 personave.

Dhuna e kolonëve izraelitë gjithashtu ka arritur nivele të paprecedenta, shpesh duke vepruar krah për krah me ushtrinë dhe me imunitet të plotë, ndërsa qeveria e Netanyahut vazhdon politikën e aneksimit faktik dhe zgjerimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. /mesazhi

Related posts

Për “ta ndaluar” betimin e kryetarit të ri, jep dorëheqje kryesuesi i KK të Zubin-Potokut

Muhamet Ramadani

“Mungesa e dialogut për presidentin na çon në zgjedhje”/ Haxhiu pas refuzimit të opozitës për takim: Duhet të flasim me emra të përveçëm për kandidat konsensual

admin

Scholz-Orban diskutojnë luftën e Rusisë në Ukrainë

admin