RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Për “ta ndaluar” betimin e kryetarit të ri, jep dorëheqje kryesuesi i KK të Zubin-Potokut

per-“ta-ndaluar”-betimin-e-kryetarit-te-ri,-jep-doreheqje-kryesuesi-i-kk-te-zubin-potokut

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin-Potokut, Slavisha Bishevac, nga Iniciativa Qytetare për Zubin-Potok, ka dhënë të hënën dorëheqje nga pozita e tij në këtë komunë.

“Kossev” ka bërë të ditur se qëllimi është që në mënyrë demokratike të parandalohet që kryetari i sapozgjedhur Izmir Zeqiri, ta marrë detyrën.

Bishevac u bë kryetar i Kuvendit Komunal të Zubin-Potokut me automatizëm, pasi serbët nga veriu u larguan nga institucionet e Kosovës në nëntorin e vitit të kaluar, përfshirë edhe pushtetin lokal.

Në atë kohë, pozitat e asamblistëve mbetën vakante në katër komuna. Për dallim nga Zveçani dhe Leposaviqi, në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin-Potok – asamblistët që automatikisht ishin në radhë në listë, iu dha mundësia për t’i plotësuar vendet e lira.

Në fund të dhjetorit, dy muaj pas braktisjes së institucioneve në këtë komunë, në Zyrën për minoritete në fshatin Çabër u mbajt seanca në të cilën bënë betimin 13 këshilltar të nacionalitetit shqiptarë nga LDK-ja, PDK-ja dhe Vetëvendosja.

Më 26 janar të këtij viti, tre këshilltarë të Iniciativës Qytetare për Zubin-Potok, së bashku me kryetarin vendosën të merrnin mandatet e tyre, siç thanë atëherë, në mënyrë që “shqiptarët të mos qeverisin të pavarur në këtë komunë”.

Që atëherë, thanë ata, kanë mbajtur vetëm një seancë formalisht që të mos u hiqen mandatet.

Në zgjedhjet e 23 prillit që u mbajtën në katër komunat veriore të Kosovës, Iniciativa Qytetare për Zubin-Potok nuk mori pjesë. Siç thanë “nuk besojnë se zgjedhjet janë organizuar në mënyrë demokratike”.

Kryetari i Kuvendit Komunal, Bishevac, mori ftesë për ta organizuar seancën ku do të zyrtarizohej kryetari i ri. Ndonëse Iniciativa Qytetare për Zubin-Potok tha se ajo do të mbahet me apo pa pjesëmarrjen e saj, Bishevac vendosi të largohej nga posti.

“Dëshiruam që të ndalojmë marrjen e detyrës nga kryetari i ri, duke dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit, i cili duhet ta thërrasë atë Kuvend. Në këtë mënyrë duam të pengojmë që kryetari i ri të marrë detyrën në Zubin Potok, ku shumica absolute e popullsisë janë serbe”, thuhet nga Iniciativa.

Related posts

Gjashtë të vrarë nga sulmet në Tabriz të Iranit

Irfan Jahiu

Kur një sulm tjetër amerikan ndaj Iranit varet dhe nga Saudia…!

Muhamet Ramadani

Rusia raporton shkëmbim të burgosurish me Ukrainën, shkëmbehen 200 ushtarë

admin