RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Palestina përshëndet urdhër-arrestet e Turqisë ndaj zyrtarëve izraelitë

palestina-pershendet-urdher-arrestet-e-turqise-ndaj-zyrtareve-izraelite

Ministria e Jashtme e Palestinës ka përshëndetur vendimin e Turqisë për të lëshuar urdhër-arreste ndaj disa zyrtarëve izraelitë, duke e quajtur “një hap në drejtimin e duhur për arritjen e drejtësisë”.

Në një deklaratë në platformën X, ministria tha se ky veprim është “fitore për parimet e drejtësisë” dhe refuzim i “politikës së pandëshkueshmërisë që disa shtete i kanë garantuar Izraelit”.

Sipas zyrës së prokurorit të Stambollit, në listën prej 37 personash ndodhen ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, dhe shefi i ushtrisë, Eyal Zamir. /mesazhi

Related posts

Vazhdojnë luftimet në Donjeck

admin

Ndërprerje masive e energjisë elektrike, Kuba do shqyrtojë propozimin amerikan për ndihmë 100 mln dollarë

admin

“Do e arrijmë brenda 10 vitesh”- Elon Musk ndryshon planet për Marsin: Do ndërtojmë një qytet koloni në Hënë!

admin