RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Palestina përshëndet urdhër-arrestet e Turqisë ndaj zyrtarëve izraelitë

palestina-pershendet-urdher-arrestet-e-turqise-ndaj-zyrtareve-izraelite

Ministria e Jashtme e Palestinës ka përshëndetur vendimin e Turqisë për të lëshuar urdhër-arreste ndaj disa zyrtarëve izraelitë, duke e quajtur “një hap në drejtimin e duhur për arritjen e drejtësisë”.

Në një deklaratë në platformën X, ministria tha se ky veprim është “fitore për parimet e drejtësisë” dhe refuzim i “politikës së pandëshkueshmërisë që disa shtete i kanë garantuar Izraelit”.

Sipas zyrës së prokurorit të Stambollit, në listën prej 37 personash ndodhen ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, dhe shefi i ushtrisë, Eyal Zamir. /mesazhi

Related posts

Policia e Kosovës kujdeset për rendin në veri

admin

Ish-udhëheqësja e Mianmarit dënohet me 3 vite burg të tjera për manipulimin e zgjedhjeve

admin

Aksident detar në Korenë e Jugut, trageti me 267 pasagjerë përplaset në shkëmbinj, raportimet e para flasin për… (FOTO)

admin